Numri i ndërmarrjeve aktive është shtuar gjatë 2022-it tregon INSTAT. Në vend regjistrohen mbi 113 mijë ndërmarrje aktive me rritje 9%.

Segmenti që pati më shumë ndikim në rritjen e ndërmarrjeve ishin bizneset familjare deri në nëntë të punësuar që sipas shifrave përbëjnë 93% të totalit.  Ndërkohë ndërmarrjet e vogla deri në 50 të punësuar janë të dytat në vend ndjekur nga ndërmarrjet e mesme deri në 250 punëtorë dhe në fund ndërmarrjet e mëdha.

Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla punësojnë 82% të forcës punëtore me rritje 0.5% nga një vit më parë. Në pjesën më të madhe bizneset familjare punësojnë në sektorin e akomodimit dhe shërbimit, ndërkohë ndërmarrjet e vogla në ndërtim, ndërsa ato të mesme në industrinë përpunuese.

Jo vetëm kaq, por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbajnë përqindjen më të lartë në ekonomi për shitjet, investimet dhe vlerën e shtuar.

Në këtë pikë ndërmarrjet e mëdha çalojnë ndjeshëm. Sipas INSTAT në krahasim me homologet në BE ato sjellin dyfish më pak vlerë të shtuar në ekonomi. INSTAT thotë më tej se në vendin tonë 9% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë importuese me rritje nga një vit më parë dhe vetëm 2.6% e tyre eksportuese, pa asnjë ndryshim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA