Një aksion që rrezikonte të përfundonte në tragjedi, u filmua nga kamerat e policisë në Carlisle, që ndoqën një korrier droge nga Shqipëria.

Në videon e realizuar pak para orës 10 të mëngjesit të së shtunës, duket korrieri shqiptar i drogës, në një Audi A4. Kur pikasi se po ndiqej nga efektivët, 24-vjeçari rriti shpejtësinë, duk lëvizur me mbi 70 km/orë, tej normave të lejuara në një zonë të banuar në London Road.

“Ai arriti 90 km/orë , parakaloi automjetet në rrugë e kufizuar për të qarkulluar deri në 30 km/orë. Këmbësorët ishin përreth, manovrat e rrezikshme detyruan shoferët e tjerë të shmangen me shpejtësi. Ai u përplas me një tabelë dhe murin e një kopshti”, tha prokurori Brendan Burke në gjykatë.

Por, i riu vazhdoi me përpjekjet për t’u arratisur, duke vrapuar në këmbë, derisa u kap nga policët, pas një ndjekjeje prej tri minutash.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, u zbuluan 10.5 kg kanabis, me vlerë rreth 105,000 £.

Ishte mrekulli askush nuk i lëndua, tha prokurori. I riu u dënua me 14 muaj burg, pasi u shpall fajtor për katër vepra: drejtimin e rrezikshëm të automjetit, posedimin e kanabisit me qëllim shitjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA