
24/02 22:34
Me firmën e Gazment Bardhit, Rithemelimi ka depozituar në Kuvend projektligjin për rritjen e pensioneve në masën minimale 300 euro.
Sipas deputetëve, duhet që të ketë një trajtim dinjitoz për pensionistët, teksa shtojnë se qeveria i ka mundësitë për këtë financim.
Gazment Bardhi shprehet se trajtimi dinjitoz i pensionistëve është tregues i një shoqërie të emancipuar.
Top Channel