Spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP ka nisur me mesazhe shumë të forta.
Julia Ilirjani, Roza Lati dhe Egla Ceno kanë rrëfyer histori ngacmimi seksual në punë, si një mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë.
”E përgëzoj vëllanë e madh që u jep zë bisedave që ne bëjmë edhe tek-tuk, ne na ndjekin, shikueshmëria rritet kjo gjë që duam të themi depërton, edhe në jetën time reale emrat janë të parëndësishëm, Për ngjarjet. emrat bëhen të parëndësishëm, dua ta ndaj sepse kjo gjë ende nuk është tejkaluar, ende viojon të jetë në rrugëtimin e vajzave të reja, edhe jashtë botës së tv, këtë nuk e them si një hamendësim, unë këtë e di se kam folur me vajza të reja, akoma ka mendësi dhe paragjykime të panevojshme, unë këtë vajzën e shoh përditë, e kemi tejkaluar moshën dhe nuk kemi më frikërat e karrierës, duhet të ngremë zërin për fëmijët tanë. Vajzat dhe gratë të mos të kenë frikë të kërkojnë punë”, tha Julia.
“Historia që unë tregova ka ndodhur në një TV që është mbyllur dhe me një njeri që nuk është shqiptar. I dhashë zë për vajzat që kanë këtë histori. Jam duke u dukur më shumë, kështu që po të kesh talent dhe vendosmëri, mund të ngrihesh shumë lart. Ky ishe mesazhi im për vajzat dhe gratë që përplasen me të tilla fenomene”, tha Roza nga ana tjetër.
Top Channel