Liam Mandiaro (Osmani) është rikthyer në studion e Big Brother VIP 3, pas 14 ditësh izolim në burg.

Ishte moderatori Ledion Liço ai i cili hapi televotimin për publikun, duke iu lënë të zgjedhin nëse duan të rikthejnë në lojë Liamin.

Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.

“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.

Liam Mandiaro do të presë të përfundojë televotimi, për t’u rikthyer në shtëpi ose për të vulosur përfundimisht largimin nga loja e Big Brother VIP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA