Një tjetër sasi droge është kapur nga policia greke në Igumenicë.
Pas një informacioni të siguruar nga anti-droga e Igumenicës, policia kufitare e Filatit, ka tentuar të ndalojë sot pas mesnate një automjet por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.
Policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka arritur ta ndalojë në një zonë të Igumenicës. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako me 5 kg 240 gram marijuanë.
Menjëherë u vu në pranga drejtuesi i mjetit, shtetas grek. Droga dhe automjeti u sekuestruan ndërsa dokumentacioni në ngarkim të të dyshuarit i kaloi Prokurorisë së Thesprotisë.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 650 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Top Channel