Një anglez i cili akuzohet se ka vrarë një shqiptar dhe plagosur një tjetër është dënuar nga drejtësia angleze.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 korrik të vitit të shkuar në Harroë Street, Whitmore Reans, ku mbeti i vrarë Jetmir Pemaj.

Pemaj, 33 vjeç, vdiq nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një tentative të anglezit për të grabitur “shtëpinë e barit”.

Një tjetër shqiptar, Franc Curri u godit gjithashtu me thikë gjatë dhunës mes dy grupeve kriminale rivale rreth orës 5 të mëngjesit, por ai mbijetoi.

Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” brenda një banese  me qira në Newhampton Road nga një grup hajdutësh kur Lucious Winchester, 24 vjeç, i goditi me thikë të dy gjatë një përleshje pasi e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë.

Winchester, nga Quinton, u dënua të martën me 15 vite burg pasi kishte pranuar më parë vrasjen dhe plagosjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA