Emri/ Zbardhet grabitja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës, arrestohet autori, hyri nga çatia dhe vodhi floririn në dyqan
19/03/2024 10:52
Vjedhja e kryer në një argjendari në Rrugën e Dibrës pesë ditë më parë, është zbardhur nga autoritetet.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në pranga ka rënë autori Afrim Dulaj.
Në 14 mars, gjatë natës, ai hyri nga çatia e objektit duke hapur një vrimë dhe me anë të një shkopi tërhoqi bizhuteritë e ekspozuara në dyqan. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.
Sipas hetimeve, rezulton se në 9 shkurt, 43-vjeçari ka vjedhur edhe disa celularë në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, nën kërcënimin e armës.
Top Channel