Katër të rinjtë të cilët dyshohet se i vunë flakën dy makinave në qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë arrestuar nga policia.

U arrestuan K. Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçaerë dhe një 16 vjeçar, të katërt banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMË” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.”-njofton policia.

Në një intervistë për korrespodenten e Top Channel, gjyshja e djalit që iu dogj makina, u shpreh se i nipi disa ditë më parë ishte zënë me disa djem të tjerë, por arsyen nuk e di. Ata u njoftuan nga komshija për djegien e makinës, pasi të gjithë kishin rënë të flinin gjumë.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Gjyshja: Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë. Kush kishte konflikte nga familjarët tuaj? Ne nuk kishim asnjë konflikt, ky ishte zënë me ca djem.

Kush nipi?

Gjyshja: Po nipi, siç bëjnë djemtë. Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.

Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?

Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA