Edhe pse kanë kaluar 5 javë që nga ndërprerja e punës në Urgjencën e Spitalit qendror në QSUT, për shkak të një shkëndije elektrike, ende sot askush nuk di të japë një përgjigje se kur kjo urgjencë do t’i kthehet normalitetit.
Çështja i ka kaluar prokurorisë, ndërkohë që është pastruar në katin -2 por vetëm kaq. Ende nuk ka nisur riparimi. Nëse do të përdoren fonde publike kërkohen procedura të cilat zgjasin në kohë, madje deri dhe 2 muaj.
Në Urgjencën e QSUT është rritur numri i urgjencave që pranohen kur kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ,por ka ende qytetarë të cilët nuk e dinë që për urgjenca kardiake duhet të shkojnë në spitalin Shefqet Ndroqi apo probleme gastrointensinale duhet të shkojnë në spitalin Traumës
Vetëm dy javë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të zgjidhet shumë shpejt çështja e urgjencës në QSUT me fonde publike, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje, aq sa jashtë kamerave mjekët në urgjencë shprehen të indinjuar pasi thonë se vijmë në punë por nuk u shërbejmë dot pacientëve.
Top Channel