Prej kohësh ndiqej nga policia, arrestohet 27 vjeçari shqiptar në Itali! Si u kap me kokainë dhe 25 mijë euro ‘cash’
18/03/2024 17:04
Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Macerata të Italisë pasi u kap me gjysmë kilogrami kokainë e marihuanë si dhe 25.400 euro ‘cash’.
Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ndiqej nga policia që prej kohësh kishte dyshime se i arrestuari merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Fillimisht ndalimi i tij u bë pranë një fushe sporti në Villa Potenza ku iu gjetën rreth 4 gramë kokainë e ndarë në 5 pako, gati për t’u shpërndarë.
Pasi kërkimi u shtri edhe në shtëpinë e tij, shqiptarit gjatë kontrollit iu gjetën edhe 260 gramë kokainë, 350 gram marihuanë si dhe 25.400 euro para cash që dyshohet se vijnë nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike.
Top Channel