Dekretimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Tabaku paralajmëron: E çojmë në Gjykatën Kushtetuese!

18/03/2024 19:30
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në reagimin e bërë nëpërmjet rrjetit social “X”, Tabaku paralajmëroi se ligji do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Duke e konsideruar si hap pas në procesin drejt anëtarësimit në BE, deputetja tha se dekretimi i këtij ligji është mundësi e humbur për të pasur një debat publik dhe proces të rregullt ligjor.

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetuës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK!”– shkruan Tabaku.

Top Channel