Rudina Dembacaj me lot në sy rrëfen për humbjen më të rëndë në jetën e saj: Ishte i ri, u nda nga jeta para kohe! Me Aliun kisha shumë…

17/03/2024 08:59

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” me Erjona Rusin, e cila ka folur gjatë për jetën e saj personale, por edhe për atë profesionale.

Aktorja ka treguar për një moment shumë të vështirë të jetës së saj, kur iu nda nga jeta djali i xhaxhait që e ka dashur si një vëlla. Sipas saj, kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira, pasi ishte i ri dhe u nda nga jeta para kohe.

Rudina Dembacaj:  Ka qenë ndarja nga jeta e djalit të xhaxhait tim. Ishte ndarje e parakohshme. Bëhen 6 vjet që kanë ndodhur edhe e përjetoj gjithmonë njësoj. Personi që unë kam adhuruar më shumë në jetë ka qenë im at, por kur ai ndërroi jetë unë isha shumë e fortë për shkak se kisha kaluar një gjë shumë të rëndë, humbjen e djalit të xhaxhait tim. Më thonë që i ngjaj atij. Fëmijët e tij që janë krenaria, ai tani do ishte gjysh, i ka të rritur fëmijët. Fëmijët e tij, ime motër dhe shumë familjarët tonë thonë që unë dhe Alia kishim shumë ngjashmëri. Jam shpesh herë kaotike dhe më thonë “ja ti po reagon origjinal siç reagonte Alia. Kaosi nuk është një gjë e mirë, por prapë jam krenare se e kam si ai. Unë di që njerëzit kanë patur humbje shumë më të rënda në jetë, dhe kur thua djali i xhaxhait, por për mia ishte një njeri shumë i afërt, si vëlla dhe e kam vuajtur pafund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA