Rama për ndërtimet e reja në Tiranë: Shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm

17/03/2024 14:14

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme edhe për ndërtimet e reja në kryeqytet. Rama nënvizoi se kjo mazhorancë po tregon kujdes që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, dhe për revistat ndërkombëtare të arkitekturës siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës.

“Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Kudo ku të huajt do të investojmë në zona me pronësi shtet për të ngritur sektorin e ekselencës me 5 yje në industrinë tonë të re të turizmit, shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit.

Ne do të vigjilojmë që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, dhe për revistat ndërkombëtare të arkitekturës siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës.

Ku përpos të tjerash, në vite do të fitojmë një koleksion tërheqës firmash të arkitektëve me prestigj ndërkombëtar për turistët e kurioziteteve arkitekturore”, deklaroi Rama.

Top Channel