“PS-ja e pakonkurrueshme”, Rama: Do fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe gjithmonë! Shembulli i Shkodrës dhe Kamzës, motivim

17/03/2024 12:06

Kryeministri Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së në Durrës është shprehur se PS-ja është e pakonkurrueshme jo vetëm në zgjedhjet e ardhme, por edhe më tutje.

Ai mori shembull Shkodrën dhe Kamzën ku në zgjedhje PS-ja arriti të merrte 60% të votave.

“Përtej kufijve të vjetër partiak duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin krenarinë e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim.

Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra.  Shkodra dhe Kamza dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurrueshëm. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja. Do fitojmë sfidat” tha Rama.

Top Channel