Disa ditë më parë në rrjetet sociale doli një intervistë e babait të Sara Gjordenit, ku tregon se divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë dhe mohon deklaratat e Sarës për dhunë.
Madje ai ka mohuar akuzat e Sarës, ku më herët e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar se i ati e ka helmuar. Babai i Sarës, Artur Gjordeni, e ka paralajmëruar ish-banoren e “BBVIP 3” se do ta ndjekë penalisht.
Ledjon Liço gjatë një bisede me Sarën gjatë spektaklit i shprehu mbështetjen e tij në lidhje me situatat e fundit që kanë të bëjnë me të babanë e saj dhe shprehet: Më vjen keq si babai i një vajze, kur dëgjoj babanë e një vajze të flasë në atë mënyrë. Realisht jam i pataksur dhe nuk do të doja që asnjë burrë të flasë ashtu për vajzën e tij, sepse është qesharake dhe e panevojshme.
Top Channel