Fitim rekord, bankat pa konkurrencë! Rritën normën e interesit për kreditë dhe lanë jashtë vëmendjes bujqësinë

17/03/2024 12:31

Bankat tregtare i dërgojnë kursimet e shqiptarëve për të financuar borxhin e qeverisë gjë që po i siguron atyre fitime rekord.

Të dhënat nga shoqata bankave tregojnë se totali i investimeve në borxhin qeveritar nga 11 bankat tregtare në vend ishte 71 miliardë lekë më lart se kreditë e dhëna.

Gjatë 2023-it, duke përfituar nga rritja e normës bazë të interesit, Bankat tregtare e transmetuan të plotë te qytetarët rritjen e interesit te kreditë dhe mjaft ngadalë te depozitat.

Në këto kushte u thellua diferenca e normave të interesit për kreditë dhe depozitat në gati 5%. Kjo solli që fitimet nga normat e interesit të ishin mbi mesataren afatgjatë sipas BSH.  Jo vetëm kaq, për në këtë periudhë dhe të ardhurat nga gjobat dhe komisionet gjithashtu u rritën.

Sipas ekspertëve rritja e fitimeve është bërë vetëm mbi kurriz të qytetarëve

Zef Preçi: Norma e fitimit të bankave do të ishte konsideruar një tregues i shëndetit të ekonominë ë tërësi, por duke marrë parasysh rritjen e ekonomike anemike, kjo normë e lartë e fitimit e shtrirë në disa vite edhe në periudhën e pandemisë është një dëshmi e rregullimit të pamjaftueshëm dhe mungesës së konkurrencës midis bankave. Është vështirë të gjesh një sipërmarrës apo depozitues që të thotë se cila është banka më e mirë dhe përse, cili tipar e bën një bankë më të mirë në raport me të tjerat.

Jo vetëm rritje fitimesh, por Bankat refuzuan edhe në nivel rekord aplikimet e kredive të reja në 24% 6M1 2023. Kryesisht sektori bankar ka lënë jashtë vëmendjes bujqësinë, duke financuar vetëm ndërtimin

Zef Preçi: Unë mendoj që është më komode për bankat të ndjekë këtë rrugë dhe të financojë sektorin e ndërtimit, janë më të lehta kushtet për efektin e dokumentimit dhe në të njëjtën kohë, për shkak të përzierjes që ka sektori formal me atë informal dhe indirekt me atë kriminal është kushti për të bërë para pavarësisht origjinës së tyre.

Një pjesë e mirë e fitimeve të bankave shkon jashtë vendit në kompanitë mëmë duke humbur mundësinë që të investohen në ekonominë  vendit. Sipas Open Data, në 2022-in, katër bankat më të mëdha në vend dërguan jashtë vendit 20.9 miliardë lekë apo 190 milion euro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA