Droga dhe alkooli rrisin numrin e shtatzënive të padëshiruara! Gjinekologia: Përdorimi i pilulës emergjente nga vajzat, e rrezikshme

17/03/2024 15:10

Shtimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzënive të padëshiruara, gjë të cilën e konfirmojnë edhe mjeket gjinekologë.

. Por shumë nga vajzat  kanë gjetur edhe zgjidhjen për të e shmanguar një shtatzëni duke përdorur pilulën e emergjencës e cila nga ana tjetër dëmton shëndetin riprodhues  për shkak të përdorimit të shpeshtë. Sipas mjekëve gjinekologë shumë gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre.

 “Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontraceptive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjenit dhe progresteronit dhe si e tillë jep çrregullime të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80%  të rasteve, këto gra e vajza në të ardhmen, kur të duan të lindin një fëmijë, mund të bëjnë shtatzëni ektobike, ose shatzëni jashtë mitre. Por dua të nënvizoj edhe një gjë shumë të rëndësishme: sa më shumë të përdoret pilula, edhe vetë ajo nuk do të japë efektin e saj”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri.

Ndërkohë që vajzat nuk kanë informacionin e duhur për këtë pilule emergjente.

“Pilula e emergjencës duhet të përdoret pas çdo marrëdhënie seksuale të pambrojtur, sepse mendojnë që mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht të pambrojtura dhe prijnë një pilulë emergjence në fund duke menduar se kjo i mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencës sepse të mbron vetëm nga një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”, tha gjinekologia.

Vajza dhe djemtë e rinj kane mungese informacioni  në lidhje me shëndetin riprodhues, marrëdhëniet seksuale të shëndetshme pasi  mungon informacioni për ta edhe nëpër shkolla, ora e mësimit e planifikuar me se shumti anashkalohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA