Asambleja e PS/ “Rilindje e plotë e industrisë ushtarake”, Rama: Disa asete do vihen në funksion të turizmit dhe agroturizmit

17/03/2024 12:42

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, e mbajtur në Gjirin e Lalëzit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha që tashmë industria ushtarake të shkojë drejt një rilindjeje të plotë.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh ndër të tjera se me pronat ushtarake janë bërë abuzime të mëdha ndër vite, teksa shtoi se disa asete të ushtrisë do të duhet të vihen në funksion të turizmit, arsimit dhe agroturizmit për zhvillimin e zonave.

“Rilindja e industrisë ushtarake. Ushtria jonë bëjnë rëndom objekt lajmesh mediatike pa berqet. Kanë mbetur si kokalla mbi tokë, janë bërë abuzime  të mëdha në vit, me mënyrën se si janë përdorur ato prona, kjo as nuk diskutohet, por ama nuk më diskuton se nga nxjerrja e tyre në vetvete ka ndodhur ndonjë hata për misionin e ushtrisë tonë.

Ashtu sikur më rezulton se ka prona dhe asete të degraduara ushtarake, të cilat nuk do t’i duhen kurrë një ushtrie të NATO si e jona, dhe janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e një gjynahu shumë të madh, që nuk futën në shërbim të ekonomisë së turizmit dhe argoturizmit, por dhe në shërbim të sektorëve të tjerë, si arsimit psh, por rrinë si fantazma sa në majë të maleve e sa afër deteve tona”, u shopreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA