Ekspert i gjuhës së trupit, Ksenofon Ilia, ka bërë një analizë të historisë rozë të Heidit dhe Romeos brenda në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’.
Nga studio e Fun Club ai tha se nga gjuha e trupit tregon se mes tyre ka afrimitet. Ai thotë se ndarjen mund ta kenë bërë edhe si një strategji për të tërhequr më shumë vëmendjen.
Ndërkohë që Heidin thotë se duket një preson që di se çfarë do dhe çfarë bën, ndërsa tha se Romeon e shikon pak të frikësuar.
“Me ato që pashë, po, kishte afrimitet. Ndjenja të forta, nuk mund të them, por kishte një afrimitet. Ajo që më çudit në fund, ai i ulur në gjunjë dhe ajo po qante, kishte një pozicion të bukur, ku ajo kishte nevojë për përfaqim, ai nuk ia jepte.
Shikimet që i japin njëri-tjetrit, kanë ndjenjë. Ajo e di se çfarë bën. Djali është pak i frikësuar… ndoshta kanë bërë dhe pakt (për ndarjen) që kështu tërheqin më shumë.
Të dy janë lojtar nëse kanë bërë marrëveshje që hajt të ndahemi. Te gjuha e trupit, ajo që ne ç’kodojmë është kur fjalët nuk bien dakord me gjuhën e trupit…”, tha ai.
Top Channel