Ylli i filmit “Squid Game” O Yeong-su është shpallur fajtor për ngacmim seksual nga një gjykatë në Korenë e Jugut.
Aktori 79-vjeçar është dënuar pasi ngacmoi një grua në dy raste të ndryshme në vitin 2017, sipas The Sun.
Yeong-su ka marrë një dënim tetë muaj burg dhe është urdhëruar të ndjekë 40 orë leksione për dhunën seksuale.
Për Yeong-su hetimet nisën në vitin 2022 pasi një aktore e akuzoi atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme kur dyshja ishin në turne për një shfaqje, dhe përsëri jashtë shtëpisë së saj.
“Kam kërkuar falje sepse [ajo] tha se nuk do të më akuzonte për këtë, por kjo nuk do të thotë që unë i pranoj akuzat.”
Vetëm disa muaj para se Yeong-su të akuzohej, ai u bë aktori i parë koreano-jugor që fitoi një Golden Globe dhe, në të njëjtin vit, ai u nominua edhe për një çmim Emmy.
Top Channel