Shiste kokainë të ndarë në doza, vihet në pranga 36-vjeçari në Vlorë

15/03/2024 13:10
Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi shiste kokainë të ndarë në doza.

Policia e arrestoi në lagjen “Muradie”, ndërsa me vete iu gjetën dhe sekuestruan doza kokaine gati për shitje.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Muradie”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 36-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel