Marrëveshja e PS me Rithemelimin, zbulohet drafti konsensual: Si do bëhet hetimi për ndërhyrjet në TIMS

15/03/2024 15:15

Mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve do të mbahet këtë pasdite në orën 16:00, pas arritjes së marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit.

Përmes një drafti konsensual jepen detaje se si do të veprohet në komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të të dhënave të TIMS.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin e zhvillimit të mbledhjes.

Kujtojmë se mbledhja ishte e planifikuar të mbahej të mërkurën, por u shty me arsyetimin se ende nuk ishte arritur dakordësia për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.

Dakordësia për Komisionet Hetimore u arrit disa ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, ku mazhoranca u tërhoq nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS. Në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord që Opozita të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

U vendos në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 tetori i vitit 2023 e deri më sot.

Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave.

Palët kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi).

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Kujtojmë këtu që Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA