U lanë në burg, avokati i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e Grei Bihucit: Nuk ishte vendim i duhur, Klajdi Muka iku me vrap kur…

14/03/2024 13:36

Ditën e sotme, dy kushërinjtë Florian Muka dhe Klajdi Muka janë lënë në burg për vrasjen e Grei Bihucit.

Gjykata ka dalë me vendimin arrest me burg për dy të rinjtë, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim. I mituri Klajdi Muka do dërgohet në burgun e Kavajës, ndërsa Florian Muka do dërgohet në burgun e Fierit.

Avokati mbrojtës i të miturit , Ervis Goxhaj, në një deklaratë për mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në Apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikqyrje nga prindërit.

Ervis Goxhaj: Masa e sigurisë u dha sot për të dy edhe për shtetasin F.M edhe për të miturin që unë mbrojtja ishin për të dy me masë “arrest me burg”. Organi i akuzës për të miturin që unë mbrojta nuk solli asnjë provë. Dukshëm dhe nga vendi i ngjarjes dhe dinamika është vërtetuar që personi F.M e ka kryer veprën penale me thikë dhe në momentin që u largua iu gjet dhe thika. Ndërsa të miturin që unë mbrojta në konflikt me ligjin, nuk është aktiv në ngjarje, përkundrazi, sa ka filluar konflikti është larguar me vrap. Nga ana e prokurorisë është pretenduar sikur i mituri ka goditur një nga personat me përforcues grushti, por në të vërtetë, nga deklarimet që dha atentatori F.M me këtë mjetin përforcues ishte goditur ai në kokë. Nuk korrespondon vendi, dinamika me deklarimet e prokurorit. Mendoj se vendimi i gjykatës nuk ishte i duhuri, po flasim për një person që është 16 vjeç në shkollë, pra është në proces edukimi dhe në kodin e të miturve të gjitha dispozitat e përjashtojnë në mënyrë të dukshme, kur nuk ka prova bindëse dhe dyshime bindëse për kryerjen e veprës penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA