Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra penale të ndryshme penale në Fier.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 38-vjeçar me inicialet A. M., është arrestuar në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. O., 42 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

Policia e Lushnjës referuan materialet në Prokurori, për shtetasit J. I., 36 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Zhamë, pasi janë konstatuar duke ndërtuar një mur në tokën e shtetasit J. I., pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel