Këngëtarja shqiptare Rita Ora duket po shijon pushimet në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Ai ka shpërndarë një foto ku shihet në një hidromasazh së bashku me Rita Orën që kishte veshur bikini ngjyrë të verdhë.
Në sy binin linjat trupore të këngëtares 33-vjeçare. Në lokun e saj nuk mungonin as aksesorët. Ajo kishte zgjedhur një palë vathë e varëse ari, disa byzylykë dhe syze dielli.
Nga ana tjetër partneri 48 vjeçar, kishte vendosur vetëm kapele, për tu mbrojtur nga dielli.
Krahas fotot ai shkruan: “Nëse kërkoni një vaskë të nxehtë, merrni këtë… bashkëshortja seksi nuk përfshihet”.
Ky postim vjen vetëm një ditë pasi Rita ndau me ndjekësit disa fotografi nga stërvitjet në Zelandën e Re, duke treguar se edhe pse është me pushime nuk e neglizhon palestrën.
Top Channel