“Në fëmijërinë time…” Presidenti Begaj një mesazh urimi për Ditën e Verës, kujton se si e festonte në vendlindjen e tij

14/03/2024 08:50

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar sot Ditën e Verës në rrjetet sociale.

Begaj kujtoi se si festohej kjo festë në vendlindjen e tij në të gëdhirë të datës 14 mars.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Top Channel