Holandë, Wilders tërhiqet nga posti i kryeministrit-Lideri anti-islamik s`gjen mbështetje!

14/03/2024 08:07

Lideri populist holandez Geert Wilders ka zgjedhur të heqë dorë nga përpjekja për t`u bërë kryeministër i vendit, pavarësisht fitores dërrmuese të partisë së tij në zgjedhjet e 2023-shit.

“Unë mund të bëhem kryetar i ekzekutivit vetëm nëse kjo mbështetet nga të gjitha partitë e koalicionit. Por nuk ishte rasti”, ka shkruar ai në platformën X. Partia e tij e Lirisë fitoi shumicën e votave vitin që shkoi, por sërish jo mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Bisedimet me tre parti të tjera për formimin enjë qeverie të re të krahut të djathtë, vazhdojnë. Wilders është përfshirë për më shumë se 100 ditë ne negociata me aleatët e mundshëm që nga zgjedhjet e 22 nëntorit, megjithatë ato nuk dhanë asnjë fryt.

Një negociator i caktuar për të ndihmuar procesin pritet të raportojë për cështjen përpara parlamentit. “Unë dua vërtet një kabinet (të krahut të djathtë). Më pak strehimkërkues dhe emigracion… Dashuria për vendin tim dhe votuesit, është e madhe dhe më e rëndësishme se posti im”, ka shkruar Wilders. Televizioni kombëtar holandez NOS, raportoi më herët se lideri anti-islamik ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shpresa e tij për t’u bërë kryeministër ndërsa luftonte për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Duke cituar burime politike në Hagë, NOS tha se Partia e Lirisë e zotit Wilders dhe tre parti të tjera konservatore që përpiqeshin të formonin një koalicion të krahut të djathtë, po shqyrtonin një skenar sipas të cilit udhëheqësit e partive do të qëndronin në parlament dhe nuk do t’i bashkoheshin qeverisë së re.

Rritja e së djathtës ekstreme në një peizazh politik të polarizuar po ndodhë prej vitesh në Europë, por fitorja e Wildersit që shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e xhamive, shkollave islame dhe Kuranit,  ishte një tronditje për Holandën dhe më gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA