EMRAT/ Ndërtimet pa leje në Sarandë, cilët janë zyrtarët e arrestuar të IKMT dhe ASHK, Prokuroria jep detajet: 11 urdhra ndalimi, 8 u ekzekutuan

14/03/2024 10:18

Prokuroria e Sarandës në bashkëpunim me policinë gjyqësore dhe forca të policisë lokale ka ekzekutuar 8 urdhra arresti nga 11 të lëshuar mbrëmjen e djeshme për funksionarë lokalë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë.

Në një deklaratë për shtyp prokuroria lokale argumenton se nga hetimet paraprake ka dyshime të arsyeshme në funksion të procedimit penal me objekt “falsifikimi i dokumenteve”; “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorimi detyrës”

Në funksion të procedimit penal janë ndaluar nga policia dy punonjës inxhinierë hartografë pranë ASHK Sarandë përkatësisht Ermen Stroka dhe Erald Lika, si dhe Ina Papa, me detyrë specialiste po pranë ASHK.

Gjithashtu janë ndaluar 3 inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës përkatësisht shtetasit Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion Durmishti.

Është ekzekutuar gjithashtu urdhri i arrestit për Denis Balili dhe Manushaqe Saliko  me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë ish funksionarë të këtyre institucioneve.

Personat e ndaluar dhe ata në kërkim akuzohen se kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin  pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti. Prokuroria gjithashtu njoftoi se po vijon veprimet hetimore edhe për persona të tjera që mbajnë detyra shtetërore dhe që dyshohet se janë përfshirë në veprime të paligjshme.

Që prej marsit të vitit 2022 në Sarandë janë ndaluar për shkelje të ndryshme të lidhura me pronat më shumë se 25 zyrtarë lokalë ndërsa zyrtarisht është pranuar se situata hartografike në bregdet është kaotike dhe më shumë se 80% e pronave kanë probleme me dokumentacionin.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 37 te vitit 2024, regjistruar për veprën penale  “falsifikimi i dokumenteve”; “ndertim i paligjshem”  “shperdorim i detyres”, parashikuar  përkatësisht nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248të Kodit Penal.

Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanishme,  janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e disa veprave penale kryer nga funksionare dhe ish funksionare të pushtetit Vendor, bashkia Sarandë.

Pas administrimit te provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të  8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

Ermen Stroka,  me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, .

Erald Lika, , me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë,

Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande

Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë ,

Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë,

Manushaqe Saliko,  me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kerkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin   pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel)  pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

Kujtojmë se dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokalë, topografë, drejtues të zyrës së urbanistikës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionarëve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhëra arresti që pritej të ekzekutoheshin sot, janë ende në kërkim ndërsa pritet të zbardhen e emrat e të arrestuarve.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Sarandë janë ndaluar për akuza të ndryshme më shumë se 25 funksiorë dhe ish zyrtarë publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA