Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit gradual të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët prej orëve të para të 24-orëshit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 14m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 11°C

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 16°

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA