Vorë, 440 të rinj i bashkohen PS! Veliaj: PD është bërë si Big Brother, luftojnë kë të nxjerrin nga shtëpia

13/03/2024 19:41

440 anëtarë të rinj iu bashkuan Partisë Socialiste në Vorë.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë, Erion Veliaj u uroi atyre mirëseardhjen ndërsa komentoi dhe kundërshtarët politik. Ai tha se ata janë si Big Brother, pasi luftojnë kë të nxjerrin nga shtëpia.

“Kur shikoj atë forcën tjetër që është duke i qarë hallin atij 80-vjeçarit, që ka ngelur në dritare, dhe shikoj forcën tonë që e ka vënë të gjithë bastin për të ardhmen te çunat dhe gocat e rinj, te ata që janë profesionistë, te ata që janë të talentuar, që janë të përkushtuar, që po shkojnë në shkolla, që përfaqësojnë të ardhmen”, tha Veliaj.

Veliaj komentoi edhe vendimi e Gjykatës së Lartë që SPAK të hetojë vrasjet e ndodhura më 21 janar.

“Vendimi që u mor këtë javë, që SPAK-u do hetojë vrasjet e 21 janarit, na kujton një kohë ku të ishe socialist vriteshe me plumba në mish. Sot jetojmë në një situatë komplet ndryshe, sot ti mund të jesh protestues, të protestosh sa të duash. Sot ka ardhur një kohë ku toleranca e PS-së është e tillë saqë nuk është parë ndonjëherë, edhe për ata që mendojnë ndryshe nga ne, edhe për ata që duna të shkatërrojnë Tiranën në protestë, sepse unë besoj që kur qeverisin socialistët, është më mirë për të gjithë, edhe për kundërshtarët tanë”, tha kryebashkiaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA