Vendimi i qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit, reagon ambasadori britanik në Prishtinë: Guxim politik!
13/03/2024 16:57
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Sipas tij, ky vendim demonstron guxim politik dhe përkushtimin për sundim të ligjit.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.
I welcome the Government of Kosovo’s decision to implement the Constitutional Court decision on the Decan monastery, which demonstrates political courage and its commitment to the rule of law.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 13, 2024
Top Channel