Vëllai i Madh e vuri Eglën përpara një zgjedhjeje mes Heidit dhe Romeos, kjo për shkak të afrimitetit të banores me çiftin.

Mes Heidit dhe Romeo, njëri prej tyre, do të kishte mundësinë për të folur me mamatë.

Teksa u ndje në siklet për këtë zgjedhje të vështirë, shoqëruar me arsyetimin, ajo tha emrin e Heidit.

Në këtë pikë ku jemi dua t’ia jap mundësinë Heidit. E shoh më të arsyeshme se e ka më të nevojshme. Romeo është tip emotivi dhe në këtë pikë të lojës nuk mendoj se do të ishte e arsyeshme”, tha Egla.

Më paa Heidi foli me mamnë e saj, e cila i tha:

Të kam parë që shqetësuar këto ditë. Ti je vajzë e zgjuar. Ne jemi shumë të lumtur për ty që po ja kalon mirë. Kjo eksperiencë do të bëjë më të fortë, do rritesh”.

Top Channel