Ish-banori i BBV Ilir Beqiri në një lidhje me Skype në “Breaking” në Top News, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në BBV3.
I pyetur në lidhje me situatën e Sarës dhe Bardhit pas daljes nga BBV3, Beqiri shprehet se Sara është një maniake e famës dhe vëmendjes, prandaj bëri ato veprime që bëri. Ai nuk e beson se menaxheri dhe njerëzit e tij e kanë shfrytëzuar sëmundjen e nënës për të dalë Bardhi nga BBV dhe se nuk janë njerëz të ulët për ta bërë këtë gjë. Përsa i përket reagimit të Sarës në Prime, ku foli kundër menaxherit, Ilir Beqiri shprehet se ndoshta Jetmiri, menaxheri i Bardhit mund t’i ketë ushtruar presion.
Ilir Beqiri: Sara të gjithë e dimë besoj që është një maniake e famës dhe e vëmendjes, bëri atë që bëri, Jetmiri pastaj, menaxheri i Bardhit nuk e besoi se duke e njohur Bardhin kaq shumë, duke qenë me të për një kohë kaq shumë të gjatë, nuk kanë vetë relatë profesionale, por kanë dhe miqësi dhe nuk besoj se janë njerëz kaq të ulët sa të përdorin nënën e Bardhit, siç po thuhet rëndom që ka ardhur nga Gjermania për të bërë fotot etj. Sara ka bërë disa gabime edhe me disa personazhe të tjerë dhe për mua po përpiqet të gjejë një mënyrë të ndërmjetme duke i mbyllur të gjitha gojët e liga, mund të ketë pasur ndoshta edhe presion nga Jetmiri, sepse reagimi i Sarës i bënte dëm imazhit të Bardhit dhe Jetmiri duke qenë menazheri i Bardhit duhet tutelojë imazhin e personit nga i cili paguhet. Do kisha shumë dëshirë që Sara të kishte një marrëdhënie të mirë me nënë e Bardhit edhe pse nuk e besoj të jetë e tillë sepse unë nuk i kam parë të dy si çift, ka qenë shumë e imponuar. Nuk shoh jetëgjatësi në këtë çift.
Top Channel