Regjistër unik adresash! Balla: Do të punojmë me Google për të adresuar kodin unik

13/03/2024 15:31

Referimi për adresa me togfjalshat “10 metra sipër furrës së bukës” apo “20 metra në të djathtë të Pallatit jeshil” do të marrë fund.

Shqipëria tashmë do të ketë një regjistër unik adresash I cili do tu shërbejë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve. Në bazë të këtij regjistri çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në Republikën e Shqipërisë do të ketë një kod unik të pa replikueshëm.

Kjo do ti japë fund problematikave që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura tek qytetarët por edhe do të jetë një ndihmë e madhe për turistët të cilët kanë hasur probleme në këtë aspekt në vendin tonë.

“Ne do të punojmë në fillimi me Google dhe pastaj me të gjitha kompanitë e tjera botërore për të aksesuar menjëherë kodin unik dhe përmes këtij kodi unik për tu drejtuar në banesën apo ndërtesën apo hotelin kudo ku një qytetar shqiptar apo i huaj do të shkojë përmes makinës apo në mënyra të tjera. Kështu që besoj që është një arritje e rëndësishme”, tha Balla.

Ky regjistër do të jetë në administrim të ministrisë së brendshme dhe aksesohet nga qytetarët në adresën adresari.mb.gov.al.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA