“Reforma Zgjedhore, garanton kushtetueshmërinë e parlamentit”/ Mediu: Përfaqësuesit e opozitës të mos e cilësojnë veten si ofiqarë që i dinë të gjitha

13/03/2024 13:12

Opozita ka arritur konsensusin me mazhorancën për ngritjen e një Komision Parlamentar, i cili në përbërje të tij do të ketë 4 anëtarë; dy nga mazhoranca dhe dy nga Rithemelimi, të gjithë me të drejtë veto.

Në një prononcim për mediet kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se: “Mendoj se është hap pozitiv. Opozita duhet të veprojë të ketë një plan veprimi parlamentar. Në atë nën komision të ketë parasysh se çfarë kërkon. Reforma Zgjedhore në radhë të parë ka nevojë të jetë gjithë përfshirëse, garanton kushtetueshmërinë e parlamentit, votimin dhe pjesëmarrjen në votimin e Diasporës dhe më e rëndësishmja e heqjes së duarve nga grabitja e votës dhe garantimi i votimit elektronik.”

I pyetur nëse mendon se do të përfaqësohej drejtë me dy anëtarë, Mediu përgjigjet: “S’kemi tanimë një komision te Reforma Zgjedhore tjetër, por një nënkomision. E rëndësishme është që përfaqësuesit e opozitës të mos e cilësojnë veten si ofiqarë që i dinë të gjitha, por të pyesin deputetët e grupit parlamentar dhe të diskutojnë mbi këto çështje me të gjithë trupën opozitare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA