Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë kontrolleve policore u kap në flagrancë duke përpunuar kanabis në banesë me qëllim shpërndarjen e saj në doza.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardi Rexhepin, banues në fshatin Xhafzotaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkaq është sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Rexhepi siguronte lëndë narkotike në sasi, i përpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel