Përplasje në grupin e PD/ Debate për marrëveshjen me PS. Salianji kundër Bardhit: Përse na duhej, pas 5 muajsh protestë

13/03/2024 16:30

Rruga që po ndjek Rithemelimi për rikthimin në normalitet nuk mbështetet nga Ervin Salianji i cili kritikat e tij që ia tha në grup i shprehu dhe në publik.

“A ka një dy tre muaj Rama që thotë që me ligjin e ri merrni  8 Komisione Hetimore. Nuk bej dot me gjasë e të bërtas që morëm 2 kur vetë Rama të jep 8. Se e  ritheksoj që Rama nuk mban marrëveshje. Deri sa në të gjithë themi që rruga radikale, është e vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën, ne s’bëhemi si lavjerres siç ka ndodhur historikisht në këtë parti, një herë para një here praça por vazhdojmë përpara për të rrëzuar Edi Ramën. Zgjidhja është ose vazhdimi i rrugës që ne kemi me  përballje ose qëndresa deri në  realizimin e një kërkese që burojnë të gjitha të tjerat”, tha Salianji.

Gazment Bardhi u kujdes që dakortësinë që po kërkon me socialistët  për rikthimin në normaliteti të mos e quante marrëveshje.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ka një dialog në Konferencën e Kryetarëve dhe me institucionet brenda Kuvendit për ti dhënë zgjidhje situatës në Kuvend. Sa për hapa pas e ftoj të vijojë të numërojë  hapat, nga tre do të shkojë dy, do shkojë një dhe pastaj do të shkojë tre hapa pas”, tha Bardhi.

E mërkuara pritej të ishte dita ku do  siglohej rikthimi në normaliteti, por  nuk ndodhi. Konferenca e Kryetarëve u shty. Por i mandatuari i demokratëve për të negociuar me socialistët nuk foli për dështim.

“Grupi i i PD i qëndron dakordësisë në parim, urojmë që kjo të finalizohet me vendimmarrje të Kuvendit.  Nuk ka asnjë tërheqje nga ana e deputetëve të opozitës, do të zbatohet Kushtetuta”,  tha Bardhi.

Objekti për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore është gati për formulimin ligjor që i hap rrugë krijimit të një nënkomisioni  që do të jetë përgjegjës për ligjet dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar mesa duket kërkon edhe më shumë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA