Pakti i PS me Rithemelimin, reagon Alibeaj: Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008, kur bënë pazar me non grata-n

13/03/2024 13:01

Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me dakordësimin e arritur në  parim një  ditë  më  parë  mes PS dhe grupit të  “Rithemelimit”.

Në  një  reagim në  Twitter, Alibeaj shkruan se Rama po bën pazare për Reformën Zgjedhore dhe se kishte të drejtë kur deklaroi se asgjë nuk ka ndryshuar me vitin 2008 kur sipas tij u bë pakti me ‘non-grata’.

“Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë”, shprehet Alibeaj.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”, shkruan ai.

Top Channel