Qeveria e Kosovës ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Zbatimi nënkupton që pronat në afërsi të këtij Manastiri do të kalojnë në pronësi të Manastirit të Deçan. Që nga viti 2016 ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohet, njëkohësisht edhe kryetari i Komunës së Deçanit ditë më parë ka deklaruar se nuk do të zbatohet asnjëherë një vendim i tillë.

Bëhet fjalë për 24 hekterë tokë dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, që do të kalojnë në pronësi të manastirit. “Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese” ,tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Emisari Amerikan Gabriel Escobar ka reaguar pasi Kryeministri Kurti Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për t’ia regjistruar pronën Manastirin të Deçanit.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar pas takimit me Presidenten Osmani.

Top Channel