Kim Kardashian dhe Bianca Censori qëndruan pranë njëra-tjetrës në koncertin e Kanye West të martën.
Dyshja kanë tronditur fansat pasi u fotografuan për herë të parë bashkë për albumin më të fundit në studio të Kanye, “Vultures 1”.
29-vjeçarja aktualisht është në një lidhje me reperin ndërsa Kim ishte e martuar me të nga viti 2014 deri në vitin 2022.
Në një klip nga eventi, Bianca shihet me bluzë rozë teksa filmon performancën në telefonin e saj me Kim që i qëndronte pranë.
Fansat u tronditën qartë kur panë ato në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe reaguan shpejt ndaj një klipi të tyre të shpërndarë në rrjetet sociale.
Përdoruesit në X/Tëitter kanë shkruar: “Nuk e prisja këtë”, “Nuk e di, por kjo është çmenduri”.
Kim thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me Biancan, edhe pse nuk i pëlqen mënyra se si ajo shfaqet në publik.
Top Channel