“Kostot do t’i mbeten PD”, Marrëveshja PS-Rithemelim, Salianji: Ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek shoqëria dhe demokratët

13/03/2024 12:56

Deputeti demokrat, Ervin Salinaji gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së grupit të PD tha se marrëveshja mes PS dh Rithemelimit e ul besimin e opozitës tek demokratët dhe qytetarët.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë rezultate për sa kohë në mes është kryeministri Edi Rama. Sipas deputetit, për sa kohë kjo marrëveshje është mes dy palëve, Partisè Socialiste dhe Rithemelimit, kostot do të bien mbi PD-në.

“Jemi në kushte ku të drejtat e opozitës janë më të kufizuara, pas një aksioni 5 mujor jemi në kushte ku ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit, jemi në kushte ku jemi para një ligji që nuk i bën transparencë, që kufizon të drejtën e hetimit, ka nja 3 muaj që me ligjin e ri komisionet hetimore, me ligjin e ri të jep 8, kufizimi që i bëhet me dy anëtarët në nënkomisionet e posaçme apo ta quajmë si të duam është një hap pas në raport me të drejtat politike në këtë vend, janë dy palë politike dhe kostot do t’i mbeten PD, përderisa ne nuk bëhemi si lavjerrës një herë para një herë pas, do të jemi për konfirmimin e secilit prej qëndrimeve, koha do ta konfirmojë se me Edi Ramën asgjë nuk ndodh. Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek shoqëri dhe demokratët. Ne kemi një kërkesë e cila ka tre derivate, zbatimi i Kushtetutës, kërkesa për komisionet hetimore”, tha Salianji.

Top Channel