“Kjo rri në Kombinat, unë e kam ‘ashtu’ para një muaji”, hapen 2 grupe me materiale porno të vajzave shqiptare: Do të fillojë direkt pas…

13/03/2024 18:38

“Grupi do të fillojë direkt pas Ramazanit!” Me këtë fjali priten anëtarët e mundshëm, kur tentojnë të bëhen pjesë e grupit kryesor famëkeq të Telegramit, të quajtur “AlbKings”.

Grupi, me anëtarë kryesisht meshkuj, u mbyll dhe çoi në arrestimin e dy të rinjve në fillim të shkurtit. Njëri prej tyre 18-vjeçar nga Gjilani ndërsa tjetri i njohur me nofkën ‘Lideri’ i cili është nga Prizreni.

Kjo temë u trajtua në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku u diskutua më tepër mbi rreziqet dhe se si funksionon.

Gazetarja Florida Migla tha se ky grup, edhe pse u mbyll, u hap sërish me dy llogari dhe me të njëjtin emër, por nuk dihet kush e administron, ndërsa vuri theksin se sa minorenët janë të rrezikuar.

“AlbKings kishte 100 mijë anëtarë, ku dy të rinj nga Gjilani dhe Prizreni ranë në pranga. AlbKings është rikthyer, me dy kanale të tjera por me faqe private. Nuk janë të njëjtit persona por kanë të njëjtin emër. Këtu shpërndahen materiale pornografike, të montuara ose të bëra pa leje. E bëjnë për të denigruar vajzat ose që janë ndarë, janë kryesisht meshkuj lista e anëtarëve. Ka prej tyre që kanë edhe foton e tyre. Ka foto edhe të të miturave apo të miturve”, tha gazetarja.

Moderatorja Erjona Rusi mori shembullin e një nga anëtarëve, që publikojnë të dhënat personale të vajzave, kryesisht ish të dashurave.

“‘Kjo rri në Kombinat, punon në parukeri, unë e kam ‘ashtu’ para një muaji’, nuk e kuptoj çfarë lloj burri është ky që ekspozon një vajzë që ke patur marrëdhënie”, tha moderatorja.

Sociologia Marsi Simo, në një lidhje LIVE, tregon rastet ku vajza të vogla bien pre e këtyre fotove apo videove që bëhen nga djemtë.

“Unë di edhe info të tjera, për Telegramin, mundet të jetë edhe çështje biznesi. U bëjnë foto vajzave dhe ia sheshin administratorit, ai i blen për të rritur anëtarët. E gjitha kjo fillon me një grup të thjeshtë What’s App-i. Ne të punojmë me parandalimin, me moshën 10-12 vjeç. Më thonë vajza që kanë frikë të rrinë në pozicione të keqkuptuara në klasë, që përdoren nga djemtë. Ata që marrin pjesë në grupe të tilla janë të dëshpëruar. Janë eksperiment për të kuptuar se çfarë fshihet te burrat shqiptarë”, tregon ajo.

Erjona: ‘Grupi është mbyllur dhe do të fillojmë direkt pas Ramazanit’, shkruajnë.

Florida: Është qesharake, por e vërtetë. Njerëz të tillë nuk mund të quhen besimtarë.

Marsela: Nuk bëj një lidhje të fesë me gjërat që bëjnë, janë në kundërshtim. Po marrin kohën e tyre për të bërë gjëra të tilla, por nuk besoj se ka lidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA