Aktualisht Partia Demokratike është e ndarë në dy grupime.
Deputetët që mbështesin rithemelimin e drejtuar nga Sali Berisha janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha. Në Kuvend ata janë deputetë jashtë grupeve parlamentare.
“Unë besoj dhe jam duke folur për opozitën dhe besoj se interesat e Lulzim Bashës i mbron më mirë padroni i tij Edi Rama, është edhe më i zoti se ai padiskutim… në këtë kontekst nuk mund të ketë dy përfaqësues Rama, është Rama vetë nuk mund të ketë edhe ndihmës-qeveritarin Lul”, u shpreh deputeti, Ervin Salianji.
“Në qoftë se njëra palë vendos ti bashkohet tjetrës do të duhet të heqë dorë nga pushteti që mban në kampin e vet. nuk shoh një mënyrë se si Basha dhe Berisha mund të bashkohen të dy dhe të mund të ruajnë të njëjtin pushtet që kanë mbi ndjekësit e vet, njëri do të duhej të hiqte dorë nga kjo gjë’, u shpreh analisti, Ermal Hasimja.
Referuar këtij fakti shpesh në seancë ka pasur diskutime pasi koha e fjalës në Kuvend për deputetët jashtë e grupeve është më e pakët.Thënë më thjesht, edhe pse janë shumicë, deputetët e Berishës nuk gëzojnë dot disa të drejta parlamentare që i ka opozita pasi ato i gëzon grupimi i PD-së zyrtare.Megjithatë të dy grupimet nuk heqin dorë nga logoja e PD-së dhe janë ende peng i një vendimi gjykate, i cili nuk dihet kur do të vijë.
‘Kushdo që kërkon të krijojë parti të tjera nuk i imponohet dot shumicës së grupit të deputetëve. për analogji po ju marr rastin e kaluar…Hajdari, Murrizi….’ u shpreh Salianji.
Top Channel