Kjo, është gjuha që dëgjojmë rëndom nga i ashtuquajturi tempull demokracie….E enjtja e seancave plenare, është shndërruar në shou.
Deputetët opozitarë luajnë role “heronjsh”, përballë kolegëve të mazhorancës që tymi nuk i pengon të kalojnë ligjet sipas agjendës së përcaktuar, pa diskutime dhe pa debate. Të dyja palët, flasin në emër të qytetarëve. Qoftë ata që shkaktojnë kaos, qoftë ata që miratojnë aktet mes kaosit.
“E gjitha kjo që ndodhë është një trup për parlamentarizmin shqiptar.Harroni se Parlamenti nuk janë karriget, nuk është godina. Është përgjegjësi dhe vullnet që, mesa duket, juve ju mungon. Ne vazhdojmë në këmbë, në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre’, tha Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla
“Kjo është një formë e re krize, ne kemi parë në tranzicion që të bojkotohet tërësisht parlamenti, të bllokohen punimet për një periudhë të gjatë deri të greva e urisë, apo të dorëzohen mandatet apo të ketë akte të tjera publike. Kjo lloj forme ku edhe shkohet në parlament edhe nuk shkohet, edhe punon parlamenti po edhe nuk punon, edhe mblidhet në takimet e Konferencës së Kryetarëve dhe në seancë plenare por mbledhjet komisionet i bëjnë online. Është një krizë unike që nuk e gjen në asnjë vend të Europës as në Ukrainë që ndodhet në luftë”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Top Channel