Hasani në Budapest! Vizitë në akademinë diplomatike për perspektivën e Shqipërisë në BE

13/03/2024 19:44

Në Akademinë Diplomatike të Budapestit, ministri punëve të jashtme Igli Hasani foli rreth perspektivës së Shqipërisë dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt BE-s si garancia e vetme për një rajon paqësor e të sigurt.

“Roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, angazhimi i saj me “armiq historikë”, edhe në rrezik të kostove politike brenda vendit dhe ndërmjet shqiptarëve në rajon, është i njohur gjerësisht dhe dëshmon angazhimin tonë në idenë e nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ka një rënie të mbështetjes për procesin e integrimit në BE dhe rënie të besimit në BE. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë përpara dhe gjendja e Bosnje Hercegovinës duhet të trajtohet urgjentisht”, tha Hasani.

Zgjidhja e këtyre dy situatave theksoi shefi diplomacisë shqiptare, do të heqë padyshim dy pengesa të rëndësishme në rrugën e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal”

Top Channel