Dita e Verës/ Begaj merr pjesë në “Sofrën e Elbasanit”: Stinë të begatë për çdo familje shqiptare

13/03/2024 08:30

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë mbrëmë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.

Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.

Sipas Begajt, me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës” Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.

“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë.

Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit“, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA