Braktisi te prindërit vajzën e saj të mitur, procedohet 16-vjeçarja në Fier, policia jep detajet

13/03/2024 14:10

Polica e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sipas bluve, procedimi nisi për shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 72-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Po ashtu, për shtetasin M. Y., 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA