VIDEO/ Rrëzohet një avion rus me 15 persona në bord! Mori flakë në ajër, pilotët u përpoqën që të…

12/03/2024 13:15

Një avion rus Il-76 u rrëzua menjëherë pas ngritjes me 15 persona në bord.

Videot e postuara në Platformën X tregojnë avionin në flakë, ku pilotët përpiqen që të largohen nga zona e banimit. Ende nuk dihet fati i 15 pasagjerëve të avionit, i cili mësohet se po kryente një fluturim stërvitor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në bord kishte “tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë”.

“Më 12 mars rreth orës 13:00 me orën e Moskës, një avion transporti ushtarak Il-76 u rrëzua në rajonin e Ivanovës pasi u ngrit për një fluturim të planifikuar. Në bord kishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë. Sipas raportit të parë nga vendi i rrëzimit, shkaku i përplasjes ishte një zjarr që përfshiu një nga motorët në momentin e ngritjes”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Avioni ishte nisur nga aeroporti Ivanovo, afër Moskës. Përplasja vjen vetëm disa javë pasi një avion IL-76, për të cilin Moska pretendonte se mbante 65 robër lufte ukrainas , u rrëzua në një rajon rus në kufi me Ukrainën. Rajoni i Ivanovës ndodhet më shumë se 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA