Ish-banori i BBV3 Gabriele Mezini ka qenë i ftuar në programin “Procesi Sportiv” ku nuk ka munguar as pyetja e Ed Manushit në lidhje me Sara Gjordenin.
Mezini shprehet se me të gjitha Sarat i ka punët shumë mirë dhe shkon me to. Ndonëse u tregua i rezervuar në lidhje me marrëdhënien që ka me Sara Gjordenin, ku së fundmi kanë hedhur ironi për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ai shprehet se raporti i tyre u mbyll brenda në shtëpi dhe nuk ka se çfarë të diskutohet më.
Sara Gjoka: A mund të flasë dhe i ftuari im ju lutem?
Ed Manushi: Çfarë keni juve të dy, ju shoh shumë në harmoni.
Gabriele Mezini: Unë përgjithësisht me të gjithë Sarat shkoj mirë. Kam pasur dhe banore dhe përgjithësi kam shkuar mirë dhe po shkoj mirë dhe me Sara Gjokën.
Ed Manushi: Si i ke marrëdhëniet me Sara Gjordenin?
Gabriele Mezini: Unë nuk prish marrëdhëniet, i kam mirë me të gjithë.
Ed Manushi: Po tani si i keni?
Gabriele Mezini: Marrëdhëniet u mbyllën që tek shtëpia kështu që…
Ed Manushi: Pashë disa ngacmime kështu…
Gariele Mezini: Kush ngacmon, përgjigjet.
Top Channel